Komuniteti
VLLAZNIA HASAJ MBLEDHET NË CURRAJ TË POSHTËM, RUAJNË TRADITËN E BASHKIMIT
Nikaj Mërtur News · 2026-04-25 ·

Një shembull i bukur uniteti dhe dashurie për vendlindjen vjen nga Vllaznia Hasaj, e cila organizoi një takim familjar në fshatin Curraj i Poshtëm, ku morën pjesë mbi 40 veta.
Takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore, me respekt, kujtime dhe dëshirën për të ruajtur lidhjet familjare ndër breza. Festa u mbajt në shtëpinë e Pjetër Hasajt, duke kthyer këtë ditë në një moment të veçantë për gjithë pjesëmarrësit.
Sipas organizatorëve, është vendosur që ky organizim të vazhdojë çdo vit me radhë, duke u kthyer në një traditë që bashkon familjen dhe forcon lidhjet mes njëri-tjetrit.
Po ashtu, me kënaqësi u përmend se Nikoll Hasaj ka ndërtuar shtëpi të re, ndërsa edhe Pjetër Ndou po ashtu, një tregues se Curraj i Poshtëm po mbahet gjallë dhe po merr jetë.
Këto nisma janë shembull frymëzues për gjithë trevën tonë, sepse aty ku ruhet dera, ruhet edhe fisi.
- #Vllaznia Hasaj
- #Curraj i Poshtëm
- #traditë
- #bashkim
Komente
Kushdo mund të komentojë, kyçu me llogarinë tënde sociale ose shkruaj emrin.
Kyçu me rrjetet sociale
Duke ngarkuar komentet…