Komuniteti

MBËSHTETJA PËR KISHËN E NIKAJVE PO VAZHDON

Besnik Palnikaj · 2026-08-21

MBËSHTETJA PËR KISHËN E NIKAJVE PO VAZHDON

Vetëm pak orë pas publikimit në Nikaj Mërtur News, faqen më të ndjekur në rrjetet sociale për trevat e Veriut, kanë nisur të vijnë mesazhe nga bashkëkombës tanë në vende të ndryshme të botës që dëshirojnë të kontribuojnë në restaurimin e Kishës së Nikajve.

Mes tyre janë edhe dy mesazhe nga Anglia dhe Italia, ku bashkëatdhetarë tanë kanë kërkuar informacion për projektin dhe mënyrën se si mund të japin ndihmën e tyre për këtë vepër me rëndësi të veçantë për Nikaj-Mërturin.

Këto mesazhe janë dëshmia më e mirë se Kisha e Nikajve nuk është thjesht një objekt kulti. Ajo është pjesë e historisë, kujtesës dhe identitetit tonë. Kur bëhet fjalë për vendlindjen, shqiptarët dinë të bashkohen, pavarësisht largësisë.

Pas darkës bamirëse të organizuar në New York, ku u mblodhën rreth 50 mijë dollarë për restaurimin e kishës, interesimi vazhdon të rritet edhe nga diaspora shqiptare në vende të tjera.

Faleminderit çdo njeriu që po kontribuon, qoftë me ndihmë financiare, qoftë duke shpërndarë informacionin dhe duke mbështetur këtë nismë.

  • #Kisha e Nikajve
  • #diaspora
  • #solidaritet

Artikuj të ngjashëm