Reklama & Promovime

Biznese që mbështesin trevën

Hapësira e Nikaj-Mërtur News për bujtinat, restorantet dhe bizneset që i shërbejnë krahinës e njerëzve të saj.

Bujtinë · Hyrje e Nikaj-Mërturit

Bujtina Adora

Bujtina Adora në hyrje të Nikaj-Mërturit, pronar Paulo Gjoka

Bujtina Adora, me pronar nipin tonë Paulo Gjoka, një djalë fantastik dhe me një mikpritje që të bën për vete që në momentin e parë.

Me një dashni të madhe për malësinë dhe për tokën e të parëve, Paulo ka krijuar një ambient të ngrohtë e të veçantë, ku qetësia, natyra dhe ushqimi tradicional bashkohen në një vend të vetëm.

Në zemër të natyrës së mrekullueshme, në hyrje të Nikaj-Mërturit, Bujtina Adora ju pret me dhoma komode, pamje mahnitëse dhe një atmosferë që të bën me u rikthye përsëri.

Stina e verës po vjen dhe Adora është destinacioni ideal për pushim, freski dhe relaks mes maleve.

ShpërndaFacebookWhatsAppTelegram

Bar Restorant · Laprakë, Tiranë

Bar Restorant Lpeja

Bar Restorant Lpeja në Laprakë të Tiranës, pronar Leke Lpeja

Një ambient i ngrohtë dhe familjar, ku ndërthuren mikpritja tradicionale, serioziteti në shërbim dhe cilësia në ushqim.

Bar Restorant Lpeja prej vitesh mirëpret klientë për:

  • Dasma
  • Fejesa
  • Ditëlindje
  • Ceremoni familjare dhe mortore
  • Dhoma pritjeje moderne dhe komode

Nën drejtimin e pronarit Leke Lpeja, ky ambient është kthyer në një emër të njohur për korrektësinë, pastërtinë dhe respektin ndaj çdo klienti.

Faqja Nikaj-Mërtur News gjen rastin të vlerësojë jo vetëm mikpritjen dhe shërbimin profesional të këtij ambienti, por edhe dashninë dhe respektin që kanë treguar vazhdimisht për trevën tonë dhe njerëzit e saj.

Mirë se vini në Bar Restorant Lpeja, aty ku tradita dhe respekti ndaj çdo kujt mbetet vlerë.

ShpërndaFacebookWhatsAppTelegram

Vilë · Lekbibaj, Tropojë

Villa Bushati

⛰️ Vila Bushati 🏠 në Lekbibaj është strehëza perfekte për ata që kërkojnë qetësi, natyrë dhe relaks ☘️

📍 Lekbibaj, Tropojë 🏡

Në Villa Bushati, çdo ditë kalon më ngadalë mes ajrit të pastër, pamjeve të bukura dhe qetësisë që të bën të shkëputesh vërtet nga rutina.

E vendosur në Lekbibaj të Tropojës, në zemër të Nikaj-Mërturit, Villa Bushati ofron një përvojë pushimi të veçantë ku natyra malore dhe mikpritja shqiptare bashkohen në një.

ShpërndaFacebookWhatsAppTelegram

Dëshironi të promovoni biznesin tuaj?

Nikaj-Mërtur News promovon bujtina, restorante dhe biznese që i shërbejnë krahinës. Na shkruani për një prezantim me foto dhe tekst.