Kulturë
DYSHJA VIRTUOZE E FOLKLORIT QË PËR SHUMË VITE MBANTE TË MBËRTHYER PUBLIKUN
Nikaj Mërtur News · 2026-08-22

Kur flitet për folklorin dhe për histori që mbetën në kujtesë, ndër emrat që nuk harrohen janë Prek Vukaj dhe Nik Rama.
Dy këngëtarë nga fisi Mërtur, një nga dyshet më të veçanta të këngës folklorike të veriut. Me zërin, stilin dhe emocionin e tyre, ata sollën këngë që mbetën të paharrueshme për publikun.
Edhe pse sistemi i asaj kohe kishte pengesat dhe kufizimet e veta, me rënien e tij këta këngëtarë shkëlqyen edhe më shumë, duke u kthyer në emra shumë të dashur për dëgjuesin.
Mes një repertori të gjatë kujtojmë “Shqipja Jonë”, “Shqiptaria Bashkë Gjithmonë”, “Qikë Rudine”, “Kosovë Trimja” dhe dhjetëra këngë të tjera që mbetën në zemrën dhe kujtesën e publikut.
Nuk duhet harruar edhe instrumentisti Ndue Nika, bashkëudhëtar i tyre në këngën me jehonë kombëtare, i cili me mjeshtërinë e tij i dha edhe më shumë shpirt këtij formacioni artistik.
Kënga vazhdon dhe muzika mbetet, sepse për këngëtarin kënga është burim i zemrës. Brezat ndërrohen, por ajo që mbetet gjithmonë është zëri, kujtesa dhe emocioni që përcjell arti i vërtetë.
Nik Rama mbetet pjesë e artit dhe kujtesës së folklorit, ndërsa Prek Vukaj vazhdon ende sot të këndojë, duke mbajtur gjallë frymën e asaj kohe dhe të asaj kënge që nuk plaket kurrë.
Dyshe ka pasur e do të ketë, por dyshe si Prek Vukaj dhe Nik Rama shfaqen rrallë. Ata mbeten një kujtim i bukur dhe një vlerë e çmuar e folklorit të Nikaj-Mërturit dhe të veriut.
- #Prek Vukaj
- #Nik Rama
- #folklor
- #muzikë
- #Mërtur