Kulturë
AT GJERGJ FISHTA DHE XHAMIA E LEZHËS
Redaksia Nikaj Mertur News · 2026-08-28 ·

Kur disa katolikë deshën me djeg xhaminë e Lezhës, këtë e merr vesh At Gjergj Fishta dhe me t'u errësu, shkon tek xhamia.
Kur ata shkun për t'a djeg, At Fishta u flet në emër, dhe ata të çuditur i thonë: „Si mor At ti, edhe prift edhe hoxhë?“
At Fishta ju përgjigjet thjesht: „Jo, unë jam prift, por meqë Hoxha kishte ca punë në Shkodër, më tha mu me e rujt' se edhe kjo është shpia e Zotit për shqiptarët!“
Ky ndodhi është një nga shembullat më të fuqishme të tolerancës fetare shqiptare. At Gjergj Fishta (1871–1940), frati françeskan, poet i madh i Lahutës së Malcisë, nuk e shihte fenë si mur që ndan shqiptarin prej shqiptarit, por si besim që secili e mban në zemrën e vet, për Zotin e një, për kombit të një.
Edhe vetë Fishta shkroi:
„Në rast se ata nuk na duan ne, në një shtet të vetëm, pasi na thonë se shqiptarët qenkan musliman, atëherë na kristianët do ti shkrijmë kryqet tona, dhe do ti bajmë fishek me mbrojt vllaun tonë musliman shqiptar.“
Këto fjalë tregojnë thellësinë e bashkimit shqiptar: feja nuk e ndan, por e bashkon. Zoti është i të gjithëve, dhe shtëpia e Tij, qoftë kishë apo xhami, është shpia e Zotit për shqiptarët.
- #At Gjergj Fishta
- #Lezhë
- #xhamia
- #bashkim
- #feja
- #tolerancë
- #kulturë
Komente
Kushdo mund të komentojë, kyçu me llogarinë tënde sociale ose shkruaj emrin.
Kyçu me rrjetet sociale
Duke ngarkuar komentet…