Opinion

DESHA TË SHKRUAJ DY FJALË PËR KANDIDATURËN PËR KRYETAR TË SHOQATËS NIKAJ-MËRTUR

Baci Vatnikaj (Nga Shkodra) · 2026-10-07 ·

DESHA TË SHKRUAJ DY FJALË PËR KANDIDATURËN PËR KRYETAR TË SHOQATËS NIKAJ-MËRTUR

Tashmë kuptohet qartë se Nikaj-Mërturi ka shumë njerëz të shkolluar, intelektualë dhe profesionistë në fusha të ndryshme.

Gjatë gjithë këtyre viteve, në drejtimin e Shoqatës së Nikaj-Mërturit kanë qenë njerëz të shkolluar dhe me profesione të ndryshme. Unë i kam parë dhe i kam lexuar të gjitha komentet e bëra nga të tjerët, por pa paragjykuar askënd dhe pa dashur të gjykoj punën e secilit deri këtu.

Megjithatë, besoj se tashmë është koha të shohim me sinqeritet se sa është bërë dhe çfarë rezultatesh janë dhënë për komunitetin e Nikaj-Mërturit gjatë këtyre viteve.

Shokë, patriotë, bashkëvendas dhe intelektualë të Nikaj-Mërturit, ka ardhur koha të jemi të sinqertë me veten dhe t’i japim një drejtim tjetër kësaj shoqate. T’ia japim vendin atij që e meriton, atij që është njeri i punës dhe që ka dhënë prova konkrete ndër vite për vendlindjen dhe Nikaj-Mërturin.

Në këtë moment paraqet kandidaturën një djalë punëtor, i devotshëm dhe shumë i përkushtuar ndaj vendlindjes, z. Sokol Ndue Progni, i cili propozohet dhe mbështetet nga pjesë të komunitetit të Nikaj-Mërturit.

Atëherë lind pyetja: çfarë duhet të kërkojmë nga një kandidat për drejtimin e Shoqatës së Nikaj-Mërturit?

Çdo njeri që kandidon, përveç Sokol Ndue Proknit, duhet t’ia bëjë vetes disa pyetje:

Kush jam unë? Çfarë kam bërë unë për Nikaj-Mërturin? Çfarë kam dhënë për vendlindjen time? Kush ka bërë më shumë se Sokoli?

Kush ka dhënë nga xhepi i tij dhe nga ekonomia e tij personale më shumë për Nikaj-Mërturin?

Ky është Sokoli, një djalë i Nikaj-Mërturit, i përkushtuar për ta ndryshuar dhe për ta zhvilluar vendlindjen e tij.

Ai ka punuar dhe ka sakrifikuar shumë, duke vënë në dispozicion të Nikaj-Mërturit mundësitë e tij financiare, kohën dhe energjitë e tij. Ka rrezikuar dhe është përballur edhe me probleme e denoncime për shkak të punëve që ka ndërmarrë në vendlindje, me synimin për të bërë ndryshime dhe për të sjellë zhvillim.

Pra, po jua them me shumë sinqeritet dhe vëllazërisht: na duhen njerëzit e punës, jo njerëzit vetëm për emër.

Sokoli punon dhe drejton firmën e tij në Itali, por ai gjithmonë ka jetuar dhe vepruar mes Italisë dhe Shqipërisë. Asnjëherë nuk është shkëputur nga vendlindja dhe Nikaj-Mërturi. Ka qenë gjithmonë i pranishëm me punë, me zemër, me shpirt dhe me kontributin e tij.

Nuk është e thënë që kryetari i Shoqatës së Nikaj-Mërturit të ketë banim në Tiranë dhe jo në Itali apo në një vend tjetër të Europës.

Edhe nga Amerika mund të drejtohet shumë mirë një shoqatë në Shqipëri. Ai që është i përkushtuar, edhe nga fundi i botës mund t’i japë drejtimin që kërkohet, duke zgjedhur një nënkryetar të sinqertë dhe të përkushtuar që ta ndihmojë dhe ta ketë në krah.

Besoj se, nëse Sokoli e merr këtë përgjegjësi, pas katër vitesh komuniteti do të ketë mundësinë ta vlerësojë punën e tij dhe të vendosë nëse dëshiron ta zgjedhë përsëri.

Prandaj, mendoni mirë. Ajo që kërkohet është një njeri i punës, i realitetit dhe i rezultateve, jo thjesht i fjalëve dhe premtimeve boshe.

Besoj se si komunitet do të jemi të bashkuar dhe do ta mbështesim kandidaturën e z. Sokol Ndue Prognu për kryetar të Shoqatës së Nikaj-Mërturit.

Uroj që kjo garë të zhvillohet me respekt, qytetari dhe dashamirësi dhe që në fund të fitojë ai që komuniteti e vlerëson si më të denjin për ta drejtuar shoqatën.

Ta gëzojë Sokoli këtë detyrë për katër vitet e ardhshme!

Ju përshëndes të gjithëve përzemërsisht.

Me shumë respekt, Baci Vatnikaj Nga Shkodra

ShpërndaFacebookWhatsAppTelegram
  • #Shoqata Nikaj-Mërtur
  • #Sokol Ndue Progni
  • #Baci Vatnikaj
  • #zgjedhje
  • #komuniteti

Komente

Kushdo mund të komentojë, kyçu me llogarinë tënde sociale ose shkruaj emrin.

Kyçu me rrjetet sociale

Duke ngarkuar komentet…

Artikuj të ngjashëm