Opinion

ADEM ISUFI — BURRAT QË BASHKOJNË SHQIPËRINË

Besnik Nikoll Palnikaj · 2026-08-23

ADEM ISUFI — BURRAT QË BASHKOJNË SHQIPËRINË

Në foto Adem Isufi, Besnik Palnikaj. Ky burrë me mue në foto asht prej Postribës.

Musliman me besim, shqiptar me zemër.

Nuk ka si e mban toka burrin ma të mirë e ma zemërmirë. Të mençëm si pleqtë e motit, që nuk flasin shumë, por kur flasin, fjala u peshon.

Ky burrë e livdon Krishtin kur ulet me të krishterët.

Nuk harron festat e tjetrit. Nuk e sheh fenë si mur që ndan shqiptarin prej shqiptarit, por si besim që secili e mban në zemrën e vet.

E ka vuajtur sistemin komunist, por ka dalë faqe bardhë. Ka pajtue gjaqe dhe vazhdon me ba pavarsisht viteve mbi supe.

Se burra si ky peshojnë ma shumë se krejt ato debatet e kota që bahen për kisha e xhamia, për këtë e për atë, brenda trojëve tona shqiptare.

E pra, ky asht Adem Isufi që gjithkush e njeh.

Dhe me burra të tillë duhet me u krenue krejt shqiptarët, pa dallim feje.

Se Shqipnia nuk ka nevojë për shqiptarë që i thonë njani-tjetrit: "Jo, tha ai. Jo, foli ky. Jo, nxiti. Jo, shajti."

Ka nevojë për shqiptarë që i thonë njani-tjetrit:

Hajde, vëlla.

Se ti je shqiptar.

Unë jam shqiptar.

Ti fale namazin tand, unë e ndez qirin tem. Ti feston Bajramin, unë festoj Krishtlindjen. Por kur të bjerë nevoja, sup më sup duhet të jena në rresht të parë.

Ajo që duhet të na bashkojë është kjo tokë, kjo gjuhë, ajo vuajtje shqiptare që tashëguem në shekuj.

Besimtarët e Islamit e të Krishtit duhet me u bashkue si vllazën e me e çue shtetin përpara.

Jo me ia dorëzue vendin horrit, Serbit, Turkut, Grekut e askujtë përpos brezit të ri që po rritet brenda trojëve shqiptare.

Dhe unë them:

Merrni shembull njerez me dije e me zëmer, se për burra të tillë ka nevojë Shaqipnia.

Besnik Nikoll Palnikaj

  • #Adem Isufi
  • #Postribë
  • #bashkim
  • #feja
  • #shqiptar
  • #opinion

Artikuj të ngjashëm