Opinion

DY HERË SERBËT JANË MBYLLË NË KËTË KISHË

Nikaj-Mërtur News · 2026-08-23

DY HERË SERBËT JANË MBYLLË NË KËTË KISHË

Dy herë serbët janë mbyllë në këtë kishë, në kohën kur donin me tregue forcën ushtarake të asaj kohe.

Kanë ardhë si pushtues, me armë e me pushtet, por kur lufta u ndez, u strehuen mbrenda mureve të kishës. E dinin se ajo ishte zemër e një zone katolike; e dinin se njerëzit e kësaj ane nuk do t'i preknin për shkak të fesë. E dinin edhe se plumbi drejt një kishe ishte mekat.

Kështu, ajo kishë që duhej me qenë vetëm vend lutjeje, për dy herë u ba strehë për ata që kishin ardhë me forcën e armës.

Por lufta nuk pyet gjithmonë për mure të shenjta.

Kur gjaku ishte nxehë e pushka kishte marrë zjarr, edhe kisha u vu në shënjestër. E sipas rrëfimit të trashëguem prej asaj kohe, frati kishte thirrë:

"Gjuni more kishën, se ka hy dreqi mrena!"

Jo se kisha ishte ba armike.

Por sepse brenda saj nuk ishte ma vetëm lutja.

Kishte hy lufta.

Kishte hy pushtuesi.

E kur pushtuesi hyn në një vend të shenjtë, ai e përdor edhe shenjtërinë si mburojë.

Kjo histori, përtej mureve të kësaj kishe, ka një mësim që duhet me na mbetë në mendje.

Pushtuesi mund të ketë fe të njëjtë, por mbete pushtues, mbetet i huaj.

E sot, kur shohim çfarë ndodh në Kosovë, duhet me ditë me e dallue njanin prej tjetrit.

Mos u përçani për kishë e për xhami.

Mos e ktheni fenë në armë kundër njani-tjetrit.

Kush beson në Zot, le të ndërtojë kishën e vet.

Kush beson në Allah, le të ndërtojë xhaminë e vet.

Por mos e harroni kush asht pushtues e kush asht vlla.

Nikaj-Mërturi e ka dëshmue se mundesh me qenë katolik e me ia zgjatë dorën edhe atij që ka tjetër fe, kur ai asht njeri, kur ai është Shqiptar.

Ky asht mësimi që Kosova duhet me e marrë prej kësaj ane.

Jo urrejtjen.

Jo përçarjen.

Jo luftën mes vëllazënve.

Por atë burrni të vjetër që e ndante besimin prej armikut dhe njeriun prej pushtuesit.

Bashkohuni, o vllazën.

Shkolloni fëmijët.

Shkolloni trunin tuj.

Mos e ushqeni urrejtjen.

Se hasmi që vjen prej jashtë duhet me na gjetë bashkë, jo tue u hangër me njani-tjetrin.

  • #Kisha e Nikajve
  • #histori
  • #besim
  • #Kosovë
  • #Nikaj-Mërtur

Artikuj të ngjashëm