Kulturë
AMELA BUSHGJOKAJ – ÇIKË MËRTURI QË PO NDERON K’CIMIN E TROPOJËS
Nikaj Mërtur News · 2026-08-22

Tradita jeton përmes brezave të rinj, dhe një nga emrat që po spikat në këtë rrugëtim është Amela Bushgjokaj nga Mërturi.
Me përkushtim, disiplinë dhe dashuri për kulturën e trevës, Amela po jep kontributin e saj në ruajtjen dhe promovimin e K’cimit të Tropojës, një nga pasuritë më të çmuara shpirtërore të Malësisë, që synon të marrë vlerësimin e merituar në UNESCO.
Ndonëse vetëm 15 vjeçe, ajo mban me krenari kostumin tradicional dhe paraqet me dinjitet vallen e Tropojës në çdo aktivitet artistik ku merr pjesë. Prej dy vitesh pjesë e grupit të valleve, Amela ka dëshmuar talent, seriozitet dhe dashuri të veçantë për trashëgiminë kulturore të vendlindjes.
Ajo përfaqëson më së miri brezin e ri që nuk harron rrënjët, por i ruan dhe i promovon ato me krenari. Me energjinë dhe pasionin që tregon, Amela premton shumë për të ardhmen dhe mbetet një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e saj.
- #Amela Bushgjokaj
- #K'cimi i Tropojës
- #valle
- #UNESCO
- #rini