Aktualitet
NJË FLAMINGO QË ERDHI NË NDIHMË TË LUMIT TË NIKAJ-MËRTURIT
Besnik Nikoll Palnikaj · 2026-08-23

Edhe pse mbrojtja e lumenjve është misioni i saj, jo vetëm detyrë, kjo është Besjana Guri, e cila më 5 korrik, bashkë me stafin e saj, u shkëputen nga protesta në Tiranë për të qënë në krah të lumit të Nikaj-Mërturit, përballë padrejtësisë që po i bëhej.
Ishte aty si të ishte njëra prej nesh, si të ishte bijë Mërturi a Nikajsh. Luftoi me zë në çdo drejtim për fatin e lumit tonë.
Kur vendosa 5 korrikun si ditë proteste, ajo ishte ndër të parat që vura në dijeni. Që prej asaj dite ka treguar vazhdimisht interes për lumin dhe disa herë ka folur edhe në podiumin e protestës në Tiranë, që tashmë ka kaluar 80 ditë.
Ta falënderosh është pak. Por Besjana nuk e kërkon falënderimin. Ajo e ka bërë sepse e beson atë që mbron.
Po të ishim komunë më vete, do t'i takonte një mirënjohje nga komuniteti ynë. Por sot e dimë se Nikaj-Mërtur News për Nikaj-Mërturin është më shumë se një faqe: është zëri i tij, një lloj bashkie apo komune shpirtërore.
Prandaj, faleminderit Besjana ty dhe ekipit tënd që ishit aty kur lumi ynë kishte nevojë.
Nikaj-Mërturi nuk harron njerëzit që i dalin zot.
Nga: Besnik Nikoll Palnikaj
- #Besjana Guri
- #lumi i Mërturit
- #protestë
- #mjedis
- #Nikaj-Mërtur